
Skuadra e Tiranës është nga të paktat që nuk ka nisur ende merkaton në "hyrje". Deri më tani janë larguar Sedat Berisha dhe Dejan Blazhevksi, ndërkohë që priten së paku një ose dy përforcime nga ana e 24-herë kampionëve të vendit. Aty ku pritej të ndërhyhej ishte pikërisht faza ofensive.
Megjithatë tashmë gjërat duket se kanë ndryshuar për mirë. Mistreci Michael Ngoo është bindur se te 24-herë kampionët e vendit nuk ka kohë për humor dhe jetë nate. Mes tij dhe drejtuesve bardheblu ka pasur një bisedë të shkurtër, teksa është premtuar maksimumi në fazën e tretë të këtij sezoni futbollistik.
Falë shtatlartësisë dhe potencës, të gjithë janë të bindur se ai do të bëjë mirë. Duke qenë se dhe mundësitë në merkaton e janarit janë të limituara, te Tirana do të ndërhyjnë vetëm në mbrojtje. Me rikthimin e Gentian Muçës dhe një afrim cilësor, skuadra bardheblu do të jetë e kompletuar.