
Kukësi u mposht javën e fundit në Superligë 0-1 nga Skënderbeu. Tej këtij rezultati, verilindorët do përballen të shtunë në 13:00 me Kastriotin në transfertë. Sfida e javës së 27-të në Superligë do zhvillohet në stadiumin e Kamzës dhe është specifike për dy skuadrat që ndahen nga 2 pikë në mesin e tabelës.
Verilindorët e Josës I janë rikthyer stërvitjes, me grupin që ka qenë entuziast edhe pse klasifikimi tregon se Kukësi është në situatën më të keqe qysh prej ngjitjes në Superligë. Me grupin është bashkuar edhe sulmuesi Goodberg Cooper, që ka vuajtur një dëmtim disa ditor duke munguar me Skënderbeun.
Poll