Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

PRAPASKENAT/ Partizani kishte arritur akordin me disa lojtarë, skuadrat kosovare përfituan nga bllokimi i merkatos

Shkruar nga NEWSPORT

Partizani ishte një nga skuadrat shqiptare që nuk kishte mundësi që të bënte merkato gjatë këtij afati kalimtar. Të kuqtë u penalizuan nga çështja "Çinari" dhe FIFA vendosi t'I bllokonte merkaton për parregullsi me lojtarin shkodran.

Edhe pse Partizani apeloi në CAS, vendimi nuk ndryshoi duke bërë që skuadra e kuqe të mos bënte dot afrime. Drejtuesit e klubit kishin arritur akordin me disa futbollistë gjatë kësaj merkato, por bllokimi nga FIFA bëri që ata të firmosin me ekipe të tjera e kryesisht në Kosovë.

"Gazeta Sheshi" ka zbuluar se disa prej lojtarëve që firmosën në Superligën e Kosovës kishin arritur më parë akordin me Partizanin, por bllokimi i merkatos ndryshoi gjithçka.

Sabien Lilaj dhe Gledi Micin arritën akordin me Partizanin dhe prisinin vetëm zhbllokimin e merkatos për t'u zyrtarizuar, por një gjë e tillë nuk ndodhi dhe të dy futbollistët zgjodhën të firmosnin me Prishtinën në Kosovë.

Vladica Brdarovski, mbrojtësi i djathtë maqedonas qendroi për disa ditë më radhë në Tiranë, por më pas u largua për të firmosur me Dritën në Kosovë.

Gramoz Kurtaj kishte gjithashtu kontakte me Partizanin dhe ishte pranë kalimit në Shqipëri, por në fund vendosi të transferohej te Gjilani dhe ditën e sotme gjithçka është bërë zyrtare.

Brdarovski, Kurtaj, Mici, Lilaj.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga