
Zlatan Ibrahimoviç do të jetë edhe një sezon pjesë e Milanit. Sulmuesi suedez paguhet plot 7 milionë euro në vit dhe pritet të jetë pikë kyçe në fazën ofensive të kuqezinjve. Megjithatë para nënshkrimit të tij me ekipin italian duket se ka pasur një sërë prapaskenash.
Në Francë "Le Parisien" bën me dije që shtatlarti ka shprehur dëshirën mes miqve për një rikthim të mundshëm te Paris Saint Germain. Ai donte të ishte në një skuadër me Mbappe-në e Neymarin, por një gjë e tillë s'është pranuar nga drejtuesit francezë. Mino Raiola ka kontaktuar drejtorin sportiv të PSG-së, Leonardon, i cili ka dhënë menjëherë përgjigje negative.
Poll