
Trajneri i kombëtares kuqezi sot mund të ishte trajner në një skuadër tjetër dhe jo te Shqipëria. Oferta e ardhur nga klubi zviceran, Sion, mund edhe ta kishte joshur atë për t'u larguar nga kuqezinjtë. Por, duke parë rrjedhën e ngjarjeve dhe të ndeshjeve të kombëtares, mësohet se Gianni De Biazi preferoi të qëndronte dhe të mos lëvizte.
Prapaskenat zbulohen nga media prestigjoze "Blick", e cila raporton se skuadra zvicerane tentoi të afronte trajnerin e Shqipërisë. Pjesëmarrja në Europian dhe buja e kombëtares në këtë kompeticion i dhanë një tjetër rëndësi emrit të italianit, në derën e të cilit trokitën shumë klube, por që ai qëndroi te kuqezinjtë.
Poll