
Momente paniku për Alban Miftarin. Portieri i Bylisit u dëmtua në ndeshjen e djeshme ndaj Shkumbinit në transfertë pas një përplasje me Barbosan. Lojtari peqinas në tentativ për të goditur topin godet Miftarin në fytyrë.
Për disa minuta është krijuar një moment paniku, ndërsa është dashur ndërhyrja e ambulancës me Miftarin që u dërgua në spitalin e Peqinit. Bylisi përmes një postimi në faqen zyrtare bën me dije se portieri pasi mori mjekim në spitalin e Peqinit ka bërë një kontroll tjetër në spitalin e Fierit, ndërsa më pas është dërguar në Tiranë. Situata e Miftarit është përmirësuar dhe për fat të mirë nuk ka asnjë dëmtim serioz.
Postimi i Bylisit:
Pasi mori mjekim fillimisht ne spitalin e Peqinit, pas ndeshjes portieri Alban Miftari beri nje kontroll me te specializuar ne Spitalin e Fierit. Por eshte nisur me urgjence drejt Tiranes mbremjen e se merkures. Situata eshte permiresuar pas nje kontrolli te imtesishem ne kryeqytet! Klubi i uron sherim te shpejt Alban Miftarit!