Në sheshin “Nënë Tereza”, aty ku ndodhet edhe “Fan Zone” e ndërtuar nga Bashkia e Tiranës, mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një vjedhje, e cila është sa e çuditshme, por edhe e vërtetë.

Tirana “Fan Zone”
Hajdutët kanë gjetur në gjumë policët që ruanin dyqanin e FSHF-së dhe kanë nisur ta grabisin. Në bilancin e mëngjesit, kanë munguar në dyqan rreth 120 fanella me vlerë të përafërt 9 mijë euro.
Për këtë arsye drejtues të FSHF-së kanë bërë kallëzim në policinë e kryeqytetit dhe presin zbardhjen e ngjarjes. Ndërsa vjedhja ka ndodhur “nën hundën” e dy policëve që kanë qenë në gjumë. Sot janë parë më tepër policë se zakonisht në “Fan Zone”.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.