
PSG nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në Belgjikë, në takimin e vlefshëm për Champions League. Nuk ka si të jetë i kënaqur trajneri i francezëve, Pochetino, i cili u shfaq tejet i acaruar me të tijtë pas ndeshjes. Ai u shpreh se djemtë që drejton ai nuk janë akoma një ekip. Diccka u tha edhe për Messi-Neymar-Mbappe, të cilët luajtën për herë të parë së bashku.
"Kërkon kohë që ata të shkëlqejnë së bashku. Kërkon punë. E kisha bërë të qartë se ne nuk jemi ende një ekip. Duhet të punojmë" - tha ai.
Poll