
==
Jon Mersinaj, Indrit Tuci dhe Enis Çokaj do të vazhdojnë të jenë pjesë e Lokomotivës së Zagrebit deri në 2024. 3 futbollistët shqiptar këtë sezon kanë arritur të shkëlqejnë këtë sezon me skuadrën e parë dhe kjo ka sjellë rinovimin e kontratave të tyre. Mersinaj dhe Çokaj sezonin e kaluar ishin në huazim te Laçit duke bërë një paraqitje shumë të mirë në Superligë, ndërsa këto sezon po tregojnë aftësit e tyre edhe në Kroaci.
Klubi ka shumë besim të aftësit e tyre dhe për këtë arsye i ka "blinduar" me kontrata të reja. Në faqen zyrtare Lokomotiva konfirmon zyrtarizimin e marrëveshjes me të 3 lojtarët deri në 2024. 3 futbollistët mjaft të talentuar që janë gjithashtu pjesë e Kombëtares U-21 shqiptare dhe shumë shpejt pritet të jenë edhe në ekipin e parë.