
Apolonia dhe Korabi kanë triumfuar sot në dy sfidat e Play Off në Kategorinë e Parë. Fierakët mposhtën me rezultatin 1-0 skuadrën e Tërbunit, ndërsa Korabi fitoi me të njëjtin rezultat kundër Tomorit.
Ishte sulmuesi Krasniqi ai që i dha fitoren Apolonisë, me një penallti të shndërruar në gol në minutën e 19-të. Ndërsa për skuadrën e Korabit, shënoi Geci në fundin e pjesës së parë, duke vendosur dhe rezultatin final të sfidës.
SFIDAT “PLAY OFF”
Stadiumi “Loni Papuçiu”
Apolonia–Tërbuni 1-0
Krasniqi (p) 19'
Apolonia: Cako, Asllanaj, Shanaj, Diop, Berberi, Hidri, Repaj, Zoga, Smaçi, Omeri, Krasniqi.
Tërbuni: Kuka, Metani, F.Peqnini, Ruqi, Lila, Filipi, Lilaj, Tafili, Mezini, Hysa, Keko.
Stadiumi “Korabi”
Korabi–Tomori 1-0
Geci 45+2'
Korabi: Mehidri, Duka, Paplekaj, Sefgjinaj, Muça, Raza, Çutra, Mziu, Geci, T. Marku, Dragoj
Tomori: Baci, Kasmollari, Lala, Caco, Shaqe, Zefi, Kumani, Fejzaj, Manellari, Spahiu, Oshafi