
Problemi i pagave është ekzistent në të gjithë hallakat e futbollit shqiptar, si në Superiore dhe Kategoritë më të ulta.
Sëfundmi ekipi i cili ka problem me lojtarët për pagat është ekipi i Kuçovës, Naftëtari. Mësohet se disa futbollist kryesisht të huaj, nuk kanë dal në stërvitje me ekipin sot për arsye se nuk kanë marr pagat.
Sipas të dhënave futbollistëve iu janë premtuar paga pas ndeshjes me Gramozin, ndërkohë që nuk ka ndodhur kështu. Javën që vjen Naftëtari do të luaj një ndeshje të vështirë në shtëpi ndaj Albpetrolit të vendit të parë. Ndërkohë situata në renditje për Naftëtarin nuk është e qetë, pasi ndodhen në vend të 11 me 4 pikë.
Poll