Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Pjesë e Partizanit dhe Kukësit në Superligë, ish-i Kombëtares kërkohet në Rumani

Shkruar nga NEWSPORT

Harallamb Qaqi ka ofertë nga Rumania. Mbrojtësi aktual i Drenicës në Kosovë ka treguar këtë sezon se është vendimtar në prapavijë, ndërsa e ardhmja mund të jetë larg futbollit shqiptar. 27 vjeçari ka një karrierë të pasur në Itali, teksa ka dalë nga Akademia e Aek Athinës.

Nga 2013 deri në 2016 lojtari ka qenë pjesë e Hellas Verona në Itali, duke u huazuar në shumë skuadra. Shtatëlarti ka luajtur edhe me Partizanin në 2016 dhe më pas me Kukësin, Laçin dhe Kamzën në Superligë. Pas Alki Oroklini në Qipro, mbrojtësi luajti edhe me Skënderbeun para se të bashkohej me Drenicën. Lojtari ka qenë pjesë e moshave kuqezi deri te U-21.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga