
Po luhen gjashtë takimet e Kategorisë së PArë, të vlefshme për javën e gjashtë. Rezultatet kanë ndryshuar në dy takime, ndërsa në katër të tjerët nuk ka pasur gola.
Burreli ka arritur që të përmbysë shifrat ndaj Mamurrasit, i cili kaloi në avantazh me Armando Luzin, por që më pas Ajazi dhe Mëllugja mbyllin 45-minutat e para me fitoren 2-1. Në Shënkoll, Pjetrushi shënoi në minutën e 36 për skuadrën vendase, duke e mbyllur pjesën e parë në epërsi përball shijakasve.
Në katër takimet e tjera shifrat janë të paprekura, ndërsa ndeshja Dinamo - Apollonia do edhe 7 minuta që të përfundojë, pasi nisi me vonesë për shkak të mungesës së policisë.
Kategoria e Parë, java 6
Burreli - Mamurrasi 2-1 (Ajazi 35', Mëllugja 11-m 43' / Ar. Luzi 27')
Shënkolli - Erzeni 1-0 (Pjetrushi 36')
Besa - Tërbuni 0-0
Iliria - Besëlidhja 0-0
38' Dinamo - Apollonia 0-0
Shkumbini - Tomorri 0-0