Milani u mund 3-2 në Champions League nga Liverpool. Trajneri i italianëve, Pioli ka shprehur keqardhje pas takimit, pasi për vetë mënyrën sesi shkuan gjërat, ekipi i tij mund të diltte me pikë. Ai u shpreh se golat e pësuar në pjesën e dytë vendosën gjithçka, duke kështu që “Djalli” të dilte pa pikë.
“Ne kishim mundësi ta ndryshonim dhe keqardhjet e vërteta janë dy golat që pësuam në pjesën e dytë. Së bashku me cilësinë e Liverpoolit, ne gjithashtu bëmë gabime në ato dy gola. Shpresojmë, në të ardhmen do të përballemi me skuadra me pak më pak cilësi dhe nuk do të pranojmë gola në ato situata.Ky ishte një mësim i vlefshëm që do të na ndihmojë të ecim përpara. Skuadra ishte e motivuar, ne prisnim që Liverpooli të fillonte fuqishëm, por ishim shumë statikë dhe nuk mund ta kalonim shtypjen e tyre të parë. Kur nuk e ke topin, rrezikon” – tha ai.