Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

PIKANTE/ Sytë dhe duart nga qielli të Egbos pas golit të dytë, lojtarët festojnë me tifozët pas mbylljes së ndeshjes (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
PIKANTE/ Sytë dhe duart nga qielli të Egbos pas golit të

Tirana arriti të fitonte me rezultatin 1-2 ndaj Kukësit. Një fitore e çmendur dhe me përmbysje ndaj verilindorëve që përkthehet me vendin e parë në renditje me 42 pikë. Kjo ndeshje dhuroi mjaft emocione pasi fillimisht ishte Kukësi që kaloi në avantazh me autogolin e Vangjelin dhe pastaj me Tiranën që përmbys gjithçka për 3 minuta.

Fillmisht ishte Batha që shënoi një supergol nga faulli dhe më pas një aksion individual nga Cobbinah që nxjerrë të me portën bosh Torrasën që nuk e ka të vështirë ta dërgoi në rrjetë. Festë e çmendur te tifozët bardheblu në shkallët e stadiumit, por edhe stafit në stol me trajnerin Egbo. Numri një i pankinës nuk i përmbajti emocionet në momentin e golit dhe ngriti sytë dhe duart nga qielli për të falenderuar zotin që edhe këtë ndeshje bëri punën e tij në këtë takim të paktën kjo ishte deklarata e Egbos pas ndeshjes. Në fund festa e lojtarëve bardheblu me tifozët që tregojnë fitoret kanë sjell "paqe" mes tyre.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga