Sfida mes Partizanit dhe Bylisit e luajtur në "Air Albania" (2-2), prodhoi emocione të mëdha për të dyja tifozëritë, teksa në fund u mbyll mes polemikave të mëdha. Goli i diskutueshëm i Bylisit dhe loja jo e mirë e ekipit të Partizanit, bëri që tifozët e këtyre të fundit mos të përmbanin nervat, duket bërë thirrje kundër lojtarëve të ekipit të tyre, por gjithashtu edhe disa shishe ndaj portierit të Bylisit, Isli Hidi.
Një moment tjetër që ra në sy gjatë ndeshjes së sotme ishte se tekniku Sormani e drejtonte sfidën ulur nga stoli, ndërsa lojtarët merrnin shpesh herë udhëzime nga ndihmësit e teknikut të të kuqve. Në disa foto të siguruara nga Neësport.al duket dhe mos prezenca e Sormanit, ndryshe nga Dovedan i Bylisit, i cili gjatë gjithë kohës është në këmbë dhe jep udhëzime. Ndoshta tekniku i Partizanit ka menduar ta ruaj zërin për derbin në fundjavën që vjen me Tiranën.


