
Teuta ia doli të rikthehet në vendin e parë. Barazimi 0-0 në Laç dhe fitorja e Vllaznisë ndaj Partizanit me shifrat 0-1 ka bërë që "Djemtë e Detit" të jenë të parët me 63 pikë, po aq sa shkodranët, por të besuarit e Edi Martinit janë +1 gol ndaj të besuarve të Brdariç.
Menjëherë pasi u mbyll takimi në Laç, lojtarët e Teutës po qëndronin me telefon në dorë për të mësuar rezultatin në kohë reale në "Air Albania", mes Partizanit dhe Vllaznisë. Në momentin që sfida u mbyll, shpërtheu festa e cila vazhdoi edhe në dhomat e zhveshjes së bashku me presidentin e klubit. Teuta është pranë titullit kampion, teksa në takimin e fundit pret Apoloninë.
Poll