Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

PIKANTE/ Ironizoi sërish tifozët e TEUTËS, OSMANI i kundërpërgjigjet ish-drejtorit të PARTIZANIT: Kërko falje për stadiumin 'e vdekur'

Shkruar nga NEWSPORT

Debati me kapitenit të Teutës Tefik Osmani dhe ish-drejtorit sportiv të Partizanit Eduard Prodani për faktin se ndeshjet e çdo skuadre me Partizanin i mbushin plot stadiumet vazhdon ende.

Në një komunikim që të dy kanë patur në rrjetin social Facebook, Prodani ironizoi me faktin se sa pak tifozë kishte në takimin e fundit të Teutës ndaj Laçit(1-1), ndryshe nga takimi me Partizanin i para dy javëve (1-1), ku në shkallët e stadiumit "Niko Dovana" kishte një numër të madh tifozësh.

                                                                                          Postimi i Eduard Prodanit

Futbollisti i  Teutës i është kundërpërgjigjur duke postuar dy foto të tifozëve të Partizanit në ndeshjet me Teutën dhe Luftëtarin, ku numri i tyre në takimin e fundit ishte më i pakët.

Osmani ka replikuar me Prodanin duke këmbëngulur që ai të kërkojë falje për etiketimin e stadiumit të Teutës "Niko Dovana" si "stadium i vdekur".

                                                                                                   Postimi i Tefik Osmanit

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga