
Partizani nuk ai doli të merrte tre pikët sot në Ballsh ndaj Bylisit (1-1). Vendasit kaluan në avantazh të parët me anë të Ndrecës në minutën e 18-të, ndërsa në të 70-tën të kuqtë barazuan me Broën. Miqtë kishin mundësi të përmbysnin takimin, nëse Cara do shënonte i vetëm me portierin në minutën e 90-të.Nga stoli, trajneri Sormani nuk është përmbajtur duke treguar gjithë pakënaqësinë e tij.
Me shumë mundësi, teknikut do i mbetet gjatë në mendje ai episod, duke ditur rëndësinë jetike që kishin tre pikët. Gjithsesi, të dyja ekipet duhet të kënaqeshin me nga një pikë.
Poll