
Sot, në orën 17:00 në stadiumin "Selman Stermasi" ka filluar ndeshja e Kupës së Shqipërisë mes Tiranës dhe Flamurtarit. Mirëpo, në minutën e 25-të të takimit, arbitri Kridens Meta ka ndërprerë sfidën, për shkak të kushteve të rënduara në fushën e blertë nga reshjet e shiut.
Në shkallët e impiantit, tifozët ishin shumë të paktë, por ata që ishin, në mënyrë ironike kanë thirrur që lojtarët të luajnë me çadra tashmë. Mbetet për t'u parë në 15 minutat e ardhshme, nëse skuadrat do të zbresin përsëri në fushën e lojës për të rifilluar takimin, apo ndeshja do të shtyhet në një tjetër datë.
Poll