
Superfida Skënderbeu-Partizani pati dhe momentet interesante jashtë fushe.
Së pari ka qenë prezenca e një personi të panjohur në zonën pas portës së Skënderbeut në pjesën e parë. Pas golit të shënuar nga Esat Mala, personi komunikonte me anësorin e takimit, i cili e detyroi të qëndronte larg fushës.
Kurse momenti i dytë ndodhi kur ambulanca që mori mesfushorin e dëmtuar Ardit Hila drejt spitalit të qytetit të Korçës ngeci në borën e zhvendosur në pjesën anësore të stadiumit të Skënderbeut. Tifozët e Skënderbeut duartrokitën në shenjë solidariteti për shërim të shpejtë të Hilës.
Poll