
Luftëtari u mund ditën e sotme me rezultatin 3-1 ndaj Laçit. Në fund të ndeshjes trajneri Neritan Novi u shpreh për "Supersport", se do të jetë prap në krye të skuadrës edhe për sezonin tjetër.
Luftëtari I së ardhmes? "Unë e kam thënë dhe herë të tjera nga Luftëtari I shtatorit kanë ikur rreth 12 lojtarë dhe kjo nuk është e thjesht. Jemi munduar të të luajmë me këta lojtarë dhe sot ka hedhur në fushë 3 futbollistë 18 vjeçarë që ndryshuan shumë.
Luajtëm ndaj një skuadre që luan mirë dhe brenda në shtëpi fiton. Pësuam një gol që nga dhomat e zhveshjes dhe çdo gjë u bë më e vështirë.
Unë kam ardhur thjesht të respektoj Luftëtarin pasi sa djersë kam derdhur unë për këtë skuadër këta nuk I kanë pirë gota ujë. Po mendojmë për sezonin tjetër pasi këta janë lojtarë të perspektivës. Kam alternativa në skuadër dhe Kukën e kam lënë në stol edhe ndeshje të tjera".
A ke rinuvuar për të ardhmen? "Nuk kam firmosur ende me letra. Kemi rënë parimisht me drejtuesit e klubit. Mund të rrimë në Superligë këtë sezon. Kemi dëgjuar që mund të Superliga me 12 skuadra e për këtë arsye nuk do të bjeri as Flamurtari as Luftëtari.