
Mesfushori i Liverpool, Harvey Eliot pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen me Leeds. Gjatë një dyluftimi, djaloshi lëndoi keq këmbën e majtë, me kavijen që doli prej vendit. Kaq i rëndë ishte dëmtimi, sa ulërima e lojtarit bëri që Salah të kërkonte menjëherë ndihmën mjekësore për kolegun.
Anglezi doli nga fusha, ndërsa gjatë rrugës për në spital nuk e ndali së pari ndeshjen e shokëve të tij në fushë. Në foto duket Eliot që po sheh ndeshjen në spital nga një celular, teksa një gjë të tillë e bëri edhe gjatë transportit për në spital. Me të vërtetë pamje emocionuese, teksa Liverpool fitoi 3-0 me Leeds.
Poll