Gyamfi, mesfushori i Tiranës pësoi ditën e djeshme një dëtimi horror në minutën e 68-të. Mesfushori ganez ra keq në një dyluftim me Imerin dhe u desh ndërhyrja e mjekëve të të dyja skuadrave, por edhe ambulancës për të stabilizuar gjendjen e tij.
Gymafi u dërgua drejt spitalit të Shkodrës për një kotroll më të detajuar dhe mjeku i Vllaznisë, Ilirjan Haxhaja në një postim në faqen e tij në Facebook ka zbuluar edhe gjendjen e mesfushorit të Tiranës. Haxhaja zbulon se Gyamfi është në gjendje të mirë dhe pas stabilizimit në spitalin e Shkodrës u dërgua drejtë spitalit të Tiranës.

Poll