Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Pesë javë pa humbje te Kastrioti, Ramazan Ndreu: Objektivi ynë është qëndrimi në Kategori

Shkruar nga NEWSPORT
Pesë javë pa humbje te Kastrioti, Ramazan Ndreu: Objektivi ynë

Kastrioti ka barazuar 1-1 me Tiranën në Kamëz. Ndeshja që vlente për javën e pestë të Superligës nuk sheh asnjë fitues, teksa kampionët kanë kaluar të parët në avantazh me Muçin në minutën e tetë. Sërish në pjesën e  parë dhe dhe konkretisht në të 41 minutë, David do të vendoste ekuilibrin.

Megjithëse të dy trajnerët bënë ndërrimet respektive edhe në sulm, dueli përfundoi në barazim 1-1. Kastrioti merr kështu pikët e radhës, teksa Dede nuk ia del sërish të marrë pikët e plot ate Tirana, duke arritur sërish një barazim.

Për Gol pas Goli, trajneri i Kastriotit Ramadan Ndreu tha:

I kënaqur? E nisëm keq lojën në 10 - 15 minutat e para. Lojtarët nuk e kishin idenë se kë kishin përpara, pavarësisht problemeve që Tirana ka. E mira është që reaguam dhe e barazuam sfidën.

E kishit menduar këtë ecuri pozitive pas 5 javësh? Më kënaq kjo ecuri. Lojtarë të veçantë kanë mundësi të bëjnë mirë dhe objektivi ynë është qëndrimi në Superligë. Me ndryshimin e Husein në mesfushë patën probleme ndaj e ndërruam Okebugun. Ishte I lodhur dhe nuk e mbulonte dot Torrasën. Duhet kontigjent lojtarësh sepse kampionati është I ngjeshur". tha trajneri Ndreu.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga