Të shtunën, Tirana do të luajë në transfertën e vështirë të Korçës ku do të përballet me Skënderbeun në kuadër të javës së 27-të të Superiores. Bardheblutë kanë nisur përgatitjet prej ditës së djeshme, teksa atmosfera në skuadër është mjaft pozitive. Idi Batha është një nga lojtarët që kërkon protagonizmin edhe gjatë seancave stërvitore.
Ashtu si në ndeshje zyrtare, edhe në përgatitjet fizike, gjirokastriti jep maksimumin për të qenë sa më në formë. Nga fotot e postuara nga klubi i Tiranës në faqen zyrtare shihet Batha i cili feston edhe kur shënon nën urdhrat e trajnerit Orges Shehit. Shiriti i kapitenit për të duket se ka peshë të madhe e pikërisht “stofin” që mban kërkon ta tregojë kudo që ndodhet.