Tifozët e Tiranës kanë reaguar për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Dudelange, ku u publikuan pamjet e përplasjes mes disa mbështetësve.
Ultrasit bardheblu bëjnë me dije se ngjarja s’ka qenë pjesë e grupimit të tyre. Madje përgënjeshtrojnë përmes një postimi në faqen zyrtare në Instagram:
“Njoftim për të gjithë mediat! Marrim shkas nga ngjarja e fundit. Lajmet e qarkulluara dje në portale për incidentin brenda stadiumit në Dudelange, “CC19” distancohet nga ky lajm i rremë i cili është shpikur nga disa palo portale.
Bëjmë me dije që nuk ka pasur asgjë nga “CC19”. “Capital Crew 19” është dhe do të jetë gjithmonë në përkrahje të Tironës kudo dhe kurdo që ajo luan vetëm për ta përkrahur dhe kënduar për të! Forca Tirona!”
Kujtojmë që Tirana u mposht dje 1-0 nga Dudelangë në Luksemburg, ndeshje e vlefshme për turin e parë të Champions League.
