Kategoria e Tretë në Shqipëri zhvilloi dje sfidën mes Drinit 0-4 AF Luftëtarit. Në çastet e fundit të pjesës së parë, kryesori Florjan Hysa dhe lojtari i Drinit, Redjon Biba janë përplasur mes tyre pas një krosimi në lojë e sipër.
Dyshja ka rënë në fushë pa ndjenja, duke alarmuar sfafet teknike dhe ato mjekësore. Ndërhyrja e menjëhershme e mjekëve ka bërë që kryesori ta marrë veten shpejtë, duke u interesuar për gjendjen e futbollistit.
Gjithçka është qetësuar me ndërhyrjen e mjekëve, me lojtarin e Drinit që ra në fushë pa ndjenja dhe për më tepër I kaloi gjuha poshtë, duke u dashur ndihma mjekësore.
Arbitri më pas ndjeu disa shqetësime, ndërsa e vijoi vetë gjykimin e pjesës së dytë. Për futbollistin nuk ishte ky fat, teksa prej dëmtimeve në nofull u detyrua të linte duelin.