
Pero Pejiç është padyshim ai që meriton këpucën e artë pasi ka shënuar 28 gola në kampionat deri më tani, ndërkohë që është edhe një ndeshje për t’u luajtur në Gjirokastër me Luftëtarin.
Sulmuesi kroat në një intervistë të dhënë për panoramën, ka treguar edhe dy mbrojtësit me të cilët ka patur më shumë vështirësi.
“Në Shqipëri të gjithë mbrojtësit luajnë shumë fortë dhe mundohen të përplasen me mua, për të më markuar siç duhet.
Mund të them që mbrojtësit me të cilët kam pasur më shumë vështirësi janë Marko Radas dhe Markoviç i Teutës. Janë mbrojtës mjaft taktikë dhe shumë të fortë fizikisht”, ka thënë sulmuesi kroat.
Poll