
Barcelona arriti të fitonte ditën e djeshme me rezultatin 3-0 pas 120 minutash lojë duke kaluar në finalen e Kupës. Katalanasit kishin humbur ndeshjen e parë 2-0, ndërsa në atë të kthimit fituan 2-0 duke e çuar sfidën në shtesë e pas 30 minutave të luajtura, Barca shënoi edhe golin e 3-të që I dha kualifikimin për në finalen e Kupës së Spanjës.
Por ky kualifikim me përmbysje nuk ka kaluar pa pasoja për Barcën. Mbrojtësi i Gerard Pique ka pësuar një dëmtim në ligamentin e brendëshëm të gjurit të djathtë, ndërsa klubi nuk jep të saktë datën e rikuperimit. Media spanjolle bëjnë me dije se Pique do të qendrojë të paktën për 3 javë jashtë fushave dhe do të humbasë kështu ndeshjen e kthimit ndaj PSG-së në Champions League që do të luhet më datë 10 mars në Francë.
LATEST NEWS A medical evaluation and tests carried out this morning have shown that @3gerardpique has sprained the medial collateral ligament in his right knee. He is out and his recovery will determine his availability. pic.twitter.com/RjPjsLegBf
— FC Barcelona (@FCBarcelona) March 4, 2021