Mijëra argjentinas u bashkuan në homazhet për ndarjen nga jeta të Diego Armando Maradonas. Tifozët e futbollit u përleshëm me forcat e rendit pasi jo të gjithë kishin parakaluar për nderimet e fundit përpara trupit të pajetë të legjendës së futbollit. I vendosur në Pallatin Presidencial të Buenos Aires, Maradona "shijoi" për herë të fundit dashurinë e tifozëve, duke u përcjellë më pas në varrezat e kryeqytetit argjentinas.
Ndryshe nga aludimet për balsamosje të trupit, legjenda argjentinase u varros në Bela Vista, aty ku gjenden edhe prindërit e tij. Me kërkesë të familjes, ceremonia ishte private. Përpara përcjelljes për në banesën e fundit, pati përleshje mes tifozëve dhe policisë pasi jo të gjithë kishin kryer homazhet e tyre, duke bërë që ceremonia të zgjatej me tre orë.

