
Laçi është mposhtur nga Bylis me rezultatin minimal 1-0, në ndeshjen e javës së 16 të Kategorisë Superiore. Menjëherë pas kësaj ndeshje, tre lojtarë të tjerë kanë vendosur të largohen nga klubi kurbinas. Minutat e pakëta dhe mos përshtatja me grupin, kanë çuar në gjashtë numrin e lojtarëve të larguar përpara janarit.
Pas Elvi Berishës, Gjinit apo Stenho-s, këtë herë kanë qenë tre futbollistë të tjerë që janë "divorcuar" me bardhezinjtë. Bëhet fjalë për Flosard Maçin, Renato Spahiun dhe Aleksandër Zaimaj. Maçi ka zhvilluar plot 10 paraqitje këtë sezon mes kupës dhe kampionatit, ndërsa dy lojtarët e tjerë janë aktivizuar vetëm pesë herë sëbashku. Ardhja në stol e Cungur duket se ka rritur kërkesat për lojtarë të tjerë, çka ka shtyrë kurbinasit të mendojnë për afrimet e janarit. Të diel Laçi pret Tiranën, në sfidën e fundit për këtë vit kalendarik.