Kukësi do të luajë kundër Dinamos në shtëpi, sfidë e vlefshme për javën e 34-ët të Kategorisë Superiore. Blutë e Diego Longos synojnë një vend në Kupat e Europës dhe sfida ndaj kryeqytetasve, është shumë e rëndësishme.
Përgatitjet e fundit, Kukësi i ka kryer në shtëpi, në stadiumin “Kukës Arena”. Sulmuesi Shkurtaj dhe portieri Tafas janë rikthyer nga dëtimet, ndërsa Jorgo Pëllumbi ka plotësuar numrin e kartonëve dhe do të mungojë.
Njoftimi i FK Kukësi:
Skuadra ka mbyllur sot pergatitjet para ndeshjes se javes se 34 ndaj Dinamos. Ekipi eshte zhvendosur ne Kukes per stervitjen e fundit ne stadiumin “Kukes Arena”, teksa me pas eshte akomoduar ne Hotel “Lake Side”.
Me ekipin jane bashkuar edhe sulmuesi Vasil Shkurtaj dhe portieri Angelo Tafas qe kane lene pas demtimet e pesuara, teksa mbrojtesi Jorgo Pellumbi ka plotesuar numrin e kartoneve. Ndeshja ndaj Dinamos luhet diten e neserme ne oren 17:15 ne stadiumin “Kukes Arena”.