
Është mbyllur pjesa e parë mes Luftëtarit dhe Skënderbeut me rezultatin 0-0. Një lojë e dyluftuar në stadiumin e Gjirokastrës ku duhet thënë që ekipi vendas ishte më këmbëngulës, megjithatë nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës. Hamdi Salihi kishte rastin më të pastër në këtë pjesë të parë, teksa shkodrani i vetëm me portierin "bluzi" nuk arriti ta çonte topin në rrjetë duke befasuar të gjithë të pranishmit në pankinën bardhekuqe.
Fitorja është detyrim për Skënderbeun për të ndjekur rivalët për titull, por e njëjtë qëndron situata edhe për Luftëtarin që i duhet fitorja për të "blinduar" vendin e katërt, pozicion që i çon në Kupat e Europës. Kështu mbyllet ky fraksion i parë loje me të dy ekipet që i drejtohen dhomave të zhveshjeve, për t'u rikthyer në fushë pas 15 minutash.