
Është mbyllur pjesa e parë mes Skënderbeut dhe Sant Hulias me rezultatin e bardhë 0-0. Skuadra korçare ka bërë gjithçka mirë, por finalizimi ka munguar. Të besuarit e Dajës kanë goditur tre herë shtyllën, por kaq ka mjaftuar për këtë fraksion të parë loje.
Fati ishte në anën e miqve, pasi në këtë pjesë të parë ata do të ndëshkoheshin nëse sulmuesi i ri i Skënderbeut, Vujoviç do të ishte treguar më i saktë. Tashmë skuadrat i janë drejtuar dhomave të zhveshjes dhe do të kthehen në fushën e blertë pas 15 minutash.
Poll