Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Përfundon në barazim miqësorja me Gramshin, Domosdova teston lojtarët e rinj

Shkruar nga NEWSPORT
Përfundon në barazim miqësorja me Gramshin, Domosdova teston

Sot është luajtur ndeshja miqësore mes Gramshit dhe ekipit të Domosdovës. Takimi i luajtur në orën 12:30  në qytetin e Elbasanit, ka përfunduar në barazim 1-1.

Ndërkohë që Prrenjsakët kanë qënë duke bërë një lojë të bukur, në minutën e 20-të ka mbetur i dëmtuar sulmuesi Altin Lleshi.

Pak minuta më vonë lojtarët e Domozdovës kalojnë të parët në avantazh me një gol të shënuar nga Toçka duke mbyllur kështu pjesën e parë 1-0. Në pjesën e dytë të ndeshjes, tekniku Erald Karriqi zëvendëson titullarët dhe hedh në fushën e lojës lojtarët e rinj të cilët kanë testuar veten.

Kur dukej se ndeshja ishte e kontrolluar dhe drejt fundit, gramshiotët barazojnë shifrat në 1-1. Një faull në zonë dhe 10 minuta para mbylljes së takimit shënojnë me anë të Gogës.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga