Pushimet kanë përfunduar dhe Kukësi do përballet me Dinamon, në kuadër të javës së 16-të të Kategorisë Superiore. Të dyja skuadrat janë ndeshur me njëra tjetrën vetëm 3 herë në histori.
Verilindorët kanë statistika tejet të mira ndaj kryeqytetasve, teksa ia kanë dalë që të fitojnë 2 herë dhe të barazojnë 1 herë. E thënë me shifra, në 2016-tën, sfida direkte ka përfunduar 0-0 (Kupë), ndërsa po në këtë vit, kuksianët triumfuan 0-2 për Kupë. Në 2021-shin, ekipi i Longos mundi 0-1 dinamovitët për kampionat.
Kukësi-Dinamo do të luhet me datën 19 janar, me fillim nga ora 16.45. 90 minutëshi pritet me interes nga tifozët.
Ndeshjet direkte:
