
Vllaznia do të luajë ditën e diel në orën 17:00 sfidën e radhës në kampionat ndaj Teutës. Pas fitores dhe kualifikimit në Vlorë ndaj Flamurtarit, besimi në kampin shkodran është rritur ndjeshëm. Objektiv mbetet Europa dhe skuadra kërkon të luftojë në dy frontet. Në një prononcim për "RTSH Sport", ka folur dhe Florin Bardulla. Mesfushori është shprehur gjithashtu edhe për përballjen në Kupë do të jetë ndaj Teutës duke thënë se durrsakët nuk janë më mirë se Vllaznia.
"Ishim cik në presion duke parë rezultatin e parë në Shkodër dhe e kishim si objektiv të kalonin në turin tjetër të Kupës. Të gjithë si klub u mobiluzuam dhe të gjithë ishim të bindur që do ta kalonim duke parë diferencën që kemi ndaj Flamurtari. I kemi të gjitha mundësit të ecim si në kampionat dhe Kupë, por ishim çik në presion në ndeshjet e fundit".
Teuta në Kupë? "Na ka rënë shorti me Teutën dhe durrsakët nuk janë ekip më I mirë se ne. Duhet të marrim rezultat pozitv në fundjavë ndaj tyre në kampionat".
Aspekti personal? " Kisha një dëmtim që më la jashtë disa ditë dhe tani jam gati për të luajtur. I takon trajnerit Jonuz të vendos për mua, pasi e rëndësishme është të fitojë skuadra dhe jo kush luan në fushë", u shpreh Bardulla.