
Futbolli në çdo vend është ndalur për shkak të coronavirusit. Ashtu si në Shqipëri, edhe La Liga është ndalur deri në një moment të dytë. Në një lidhje me “Fan Zone”, ka folur edhe Enis Bardhi, shqiptari që aktivizohet te Levante. Në fjalën e tij, Bardhi foli edhe për përballjen me Kosovën në National League.
“Shpresoj që gjithë njerëzit ta marrin me seriozitet këtë punë. Këtu në Spanjë është panik te njerëzit dhe nuk ka asnjë lëvizje vetëm në supërmarkete. Nuk e kemi pasur më herët këtë virus që të jemi mësuar, por duhet të jemi më të përgjegjshëm”.
Stërvitja? “Është situatë e vështirë, por për momentin shëndeti është parësor. Na ka dërguar klubi program për të punuar në shtëpi dhe po punojnë me mjetet tona. Bëjmë vrapime pasi nuk kemi top. Kemi 4 trajneë të ekipit dhe çdo javë marim analizat për kundërshtarin”.
Sfida me Kosovën? “Po besoj se është më mirë që është shtyrë ndeshja pasi nuk do të ishte njëjta loja si me tifozë e pa tifozë. Kemi qejf të kemi tifozë në fushë pasi është më mirë për ne të tregojmë veten. Për momentin shëndeti është kryesore tani pastaj futbolli.
Është koha e gjatë që kam ushtruar goditjet e dënime, por I bëj çdo ditë dhe kështu vjen përmirësimi.
Thyerja e karantinës? “Unë nuk e kam shumë problem pasi jam vetëm prej 16 vitesh. Nuk është njësoj si stër stërvitesh jashtë dhe Brenda. Flas me familjen në kamer me shok, duke parë filma dhe po shfrytëzojmë kohën që nuk kemi patur më para dhe të ketë ndikim pozitiv te ne”, u shpreh Enis Bardhi.