Gara për një vend që të çon në Kategorinë e Parë vazhdon të jetë e fortë. Dy nga pretendentët kryesorë janë Maliqi dhe Tomori. Do jenë pikërisht këto dy skuadra që do përballen të dielën në Maliq me fillim nga ora 15.00. Vendasit me anë të një postimi në rrjetet sociale kanë treguar mjaft mirë rëndësinë e kësaj përballje, por jo vetëm kaq. Ata kanë respektuar edhe rivalin, duke i cilësuar si klub me histori dhe me emër.
Një thirrje e drejtpërdrejtë u është bërë edhe tifozëve, në mënyrë që të jenë sa më të shumtë në numër.Vlen të theksohet se prezenca e lojtarit të 12-të ka qënë një shtysë e madhe gjatë gjithë këtij sezoni. Nëse Maliqi ia del të arrijë objektivin e ngjitjes në të Parën, një meritë e kanë edhe tifozët në tribuna.
