
Akhmat Grozny humbi dje 2-0 me CSKA Moskën në transfertë. Për Bernard Berishën ky ishte një 90 minutësh jubilar, me sulmuesin që festoi 100 prezenca me skuadrën nga Çeçenia.
Prej katër sezonesh, ish-sulmuesi i Besës dhe Skënderbeut në Superligë luan në elitën ruse, duke mbajtur shpeshherë edhe shiritin e kapitenit.
Në ndeshjen me CSKA, Berisha luajti titullar duke mbajtur sërish në krah shiritin e kapitenit. Sulmuesi i Kosovës është ndër lojtarët kryesor të skuadrës, duke mbajtur barrën e sulmit për të tijtë. Me 100 prezenca në fushë, Berisha është ndër lojtarët që vlerësohet më shumë te Akhmat.
Poll