Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Për ndeshje të vogla si kjo nuk ka premio", Albi Doka: Një ditë do rikthehem te Tirana, ja përse nuk rinovova

Shkruar nga NEWSPORT
"Për ndeshje të vogla si kjo nuk ka premio", Albi Doka:

Është mbyllur në Selman Stërmasi ndeshja e kthimit të Kupës së Shqipërisë mes Tiranës 2-0 Bylis. Bardheblutë kanë bërë autokritikë për rezultatin dhe zhurmën që u bë për ndeshjen e parë në Ballsh, duke prekur kështu finale e Kupës së Shqipërisë.

Për bardheblutë shënuan Muçi në minutën e 7 dhe Hoxhallari në të 25 minutë. Tirana shkon kështu në finale e Kupës së Shqipërisë, duke pritur e qetë ndeshjen e orës 20:45 mes Teutës dhe Kukësit (0-0) për të mësuar kundërshtarin. Ndeshja finale do të luhet në 2 gusht në "Air Albania Stadium".

Për Gol pas Goli, pas ndeshjes foli Albi Doka, lojtari I Tiranës:

"Falenderoj Egbo dhe gjithë çunat, shpresoj që të fitojmë Kupën dhe kampionatin. Trajneri më ka besuar shumë, në kohën e Ahmataj isha I dëmtuar dhe nuk luajta. E kemi merituar dhe ju kemi treguar të gjithëve sesa vlejmë", tha Doka.

Rinovimi dhe largimi te Gorica në Kroaci? Kam pasur dëshirë të firmos me Tiranën por oferta shumë e mirë nga jashtë do të thotë më mirë për karrierën time.

Paraqitjet e mira? Po kalojmë një formë të mirë dhe gjëja që dua është të fitojmë. Premio? Për ndeshje si kjo, të vogla nuk ka premio, vetëm për ndeshje të mëdha. Ne jemi Tirona dhe kjo nuk quhet ndeshje e madhe.

Çfarë do iu mungojë  me largimin? Kjo stema që kam këtu do më mungojë, ngjyrat bardheblu se këtu jam rritur dhe kjo është shtëpia ime. Një ditë do kthehem këtu.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga