
Bajram Jashanica u rikthye sërish në fushat e blerta me fanelën e Skënderbeut pas dënimit të marrë nga UEFA për doping. Një gabim I kushtoi karrierën dhe duket se ky është pendimi më I madh I Jashanicës, I cili të shkuarën e ka lënë pas. Sapo filloi të luaj, Jashanica shfaqi sërish aftësitë e dikurshme, ndërsa në një intervistë për “Gazeta Olle” është shprehur se për t’u bërë pjesë e përfaqësuses së Kosovës është gjithmonë gati.
“I nisa mjaft mirë ndeshjet në kampionat, por fati i keq ishte pezullimi i ndeshjeve si shkak i këtij virusi. Gjithsesi pres që kjo situatë të kalon sa më parë, sepse tani për tani jam duke stërvitur në kushte shtëpie, me ato mundësit që kemi për të mbajtur formën në nivel.
Ndeshja Maqedoni-Kosovë: Shpresojë që të kualifikohemi dhe më pas presim e të shohim. Unë kam dhënë çdo herë maksimumin tim në fanellën e Kosovës. Unë do të jem i gatshëm në çdo moment për Kosovën, madje duke dhënë edhe 100 për qindëshin nga vetja ime”, ka thënë mbrojtësi I Skënderbeut.