Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Për herë të parë në histori, DINAMO vjen me risi këtë sezon

Shkruar nga NEWSPORT

Dinamo ka nisur të ndryshojë që pas ardhjes së presidentit italian, Marco Pontreli. Klubi tashmë ka financa të sigurta, një fushë stërvitore dhe bëri një merkato mjaft cilësore për të siguruar kalimin në Kategorinë Superiore.

Në faqen zyrtare klubi ka bërë me dije që këtë sezon do të ketë 3 fanella për ndeshjet zyrtare.

Një risi që vjen për herë të parë në historinë e Dinamos. Fanella e parë do të jetë ajo historike blu, e dyta do të jetë e bardhë, ndërsa e 3-të do të jetë portokalli. Siç duket Dinamo po ndjek shembullin e klubeve europiane që për çdo sezon kanë nga 3 fanella.

Postimi i Dinamos:

Për herë të parë në historinë e saj, FK Dinamo vjen me risi!

Pas lidhjes së bashkëpunimit me kompaninë italiane të veshjeve sportive "Macron", drejtuesit blu në sajë të ndryshimeve në ekip, kanë zgjedhur që për herë të parë në historinë mbi 70 vjeçare të klubit, këtë edicion futbollistik, ekipit t'i shtohet edhe fanella e tretë!

Modeli është i njëjtë me fanellat që janë prezantuar më herët, ndërsa ngjyra do të jetë portokalli. Përsa i përket dy fanellave të para, ato do të mbesin në identitetin historik të tyre, në ngjyrat blu dhe të bardhë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga