
Denis Peposhi ka kaluar ditën e sotme te Korabi, ku ka nënshkruar një kontratë me skuadrën e dibrane. 21-vjeçari është shprehur shumë i lumtur për këtë aventurë të re të tij. Me anë të një postimi në facebook, sulmuesi falënderon stafin e skuadrës dibrane për besimin që i dha atij për të qenë nën urdhrat e Mërgjyshit për sezonin e ri.
“Zyrtarisht jam pjesë e ekipit @kskorabi.al për sezonin e ri. Falënderoj stafin për besimin e dhënë #ForcaKorabi”, shkruan Peposhi në facebook.
[gallery columns="1" size="full" ids="20149"]
Poll