
Në emisionin Pressing ka qenë është diskutuar gjatë për derbin midis Partizanit dhe Tiranës. Derbi ka qenë I nxehtë gjatë 90 minutave, ku midis të tjerash diskutohet një rast për penallti në favor të Tiranës e cila nuk akordua. Albano Janku analizoi rastin më të diskutueshëm të ndeshjes:
"Një kros I gjatë në hyrje të zonës. Në momentin e parë vendos shpinën në gjoksin e mbrojtësit të Partizanit dhe bën hapa të zotërj topin. Në momentin që Hasani ndjen kontaktin e dorës, ai bie direkt. Kontakt ka por nuk ka penallti. Është një dyluftim për topin. Shtojmë që dhe sulmi nuk ishte i rrezikshëm pasi Hasani është me kurriz nga porta", u shpreh Janku në studio.
Poll