
Pjesa e parë mes Partizanit dhe Dinamos e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë ka përfunduar 1-1. Në Air Albania të parët që shënuan ishin vendasit me anë të Carës, pas 25 minutash lojë. Në fundin e fraksionit, djemtë e Shkëmbit vendosin ekuilibrat me penallti, falë “rrjetës” së Ibraimit, i cili e ekzekuton në mënyrë perfekte 11-metërshin.
Pas vërshëllimës së kryesorit Kreshnik Bajrami për t’i çuar skaudrat në dhomat e zhveshjes, foli për Supersport lojtari i dinamovitëve, Agim Ibraimi.
“Nuk është se po vuanim. Ne pësuam golin dhe shkuan gjërat si shkuan. Hoxha dhe penalltia? E dija që do kërcente lart. Duke më njohur mua dhe unë atë, dihet që është e vështirë" - Tha ai.
Poll