
Pero Pejiç ka folur pas ndeshjes me Vllazninë. Kroati i Kukësit arriti të shënonte një gol të bukur me vlerë të 3 pikëve dhe për këtë deklaroi për mikrofonin e Supersport:
"Momenti i golit ishte një shans 50 me 50. Unë jam shumë i lumtur. Janë të rëndësishme këto pikë, pasi Partizani dhe Skënderbeu nuk kanë mundur të marrin më shumë se 1 pikë. Vllaznia është shumë e fortë në shtëpinë e saj. Unë e kisha provuar atë lloj goditje në stërvitje. Pas çdo seance unë qëndroj 20 minuta duke u marrë me goditje të tilla.
Në këto ndeshje nuk ka shumë shans, por megjithatë ky është futbolli.
Jo, jo nuk më ka mësuar Marko Radas të godas ashtu. I kisha mësuar më para. Por, me Radas jemi miq të ngushtë dhe bëjmë shpesh batuta", përfundoi Pero Pejiç.