Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Pejiç firmos për Kukësin dhe i bën gati një dhuratë Tiranës

Shkruar nga NEWSPORT
Pejiç firmos për Kukësin dhe i bën gati një

Pero Pejiç ka firmosur sot për skuadrën e Kukësit. Vendi i tij si titullar në ekipin verilindor është i padiskutueshëm. Në këtë mënyrë sulmuesi i afruar në merkaton e dimrit, Izair Emini do të mbetët në stol. Burime për newsport.al bëjnë me dije që Izair Emini mund të veshë bluzën e bardhebluve për sezonin e ri. Sulmuesi pëlqehet nga stafi teknik i Tiranës dhe shumë shpejt mund të arrihet një marrëveshje mes palëve.

Izair Emini ishte një lojtar i rëndësishëm me skuadrën kuksiane sezonin e kaluar. Ai është aktivizuar në 18 takime dhe ka shënuar plot 10 gola. Megjithatë humbja e disa mundësive për shënim në Europa League, nuk ka lënë shije të mirë te presidenti Gjici, i cili ka gjetur zëvendësuesin e tij. Me shumë gjasa e ardhmja e Eminit do të jetë Tirana.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga