Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Pasioni për Juventusin dhe marrëdhënia me kryeministrin Edi RAMA, rrëfehet për herë të parë drejtori i PARTIZANIT

Shkruar nga NEWSPORT
Pasioni për Juventusin dhe marrëdhënia me kryeministrin Edi RAMA,

Olsi Rama ishte i ftuar në emisionin "Ëake Up" në Top-Channel. Pas shpalljes kampion të Partizanit, drejtori i përgjithshëm i klubit të kuq, ndër të tjera, ka folur për marrëdhënien e tij me kryeministrin Edi Rama.

Ai u shpreh se e njohin mjaft mirë njëri-tjetrin dhe asnjëherë nuk flasin për probleme politike apo ato të futbollit. Sipas drejtorit Olsi Rama të dy janë tifozë të Juventusit dhe Italisë. Në fund tregoi se kanë luajtur së bashku basketboll.

"Ne kemi një jetë bashkë dhe e njohim shumë mirë njëri-tjetrin dhe kemi shumë gjëra të përbashkëta. Unë personalisht kam bërë një pakt, që për kohën e limituar që ai ka, sepse është jashtëzakonisht shumë i zënë, nuk do ta shqetësoj as unë me problemet e tij politike, as ai me problemet e mia të sportit.

Megjithëse ai është tifoz vetë, por thotë që nuk e ndjek kampionatin shqiptar. Kur kemi një ndeshje bashkë? Në stadium nuk kemi parë ndeshje bashkë. Kemi të përbashkët pasionin për Juventusin dhe Italinë. Kemi luajtur basketboll bashkë. Unë vijoj dhe luaj, të paktën një herë, dy herë në javë kur kam kohë", u shpreh Olsi Rama.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga